Mikel Arteta po përdor metoda unike për të bindur lojtarët e tij që të ndjekin çdo lloj udhëzimi që jep trajneri i Arsenalit. Dhe ai ka zgjedhur një mënyrë të pazakontë për t’u dhënë një leksion të mirë futbollistëve të tij.

Gjatë një darke bashkë të skuadrës, lojtarët e Arsenalit zbuluan se u mungonin celularë dhe sende me vlerë. Ata menduan se kishin rënë pre e hajdutëve, por në fakt kishet qenë trajneri i tyre i cili kishte organizuar gjithçka.

Një ekip profesionist hajdutësh xhepash, kishte qenë gjithë kohës pranë tavolinës së futbollistëve duke i rrëmbyer gjëra të ndryshme atyre, përfshirë celularë dhe portofola.

Në fund të mbrëmjes, Arteta u kishte thënë lojtarëve të zbraznin xhepat dhe shumë prej tyre kishin mbetur të tronditur duke parë se u mungonin gjëra. Më pas Arteta ua tregoi se kishte organizuar ai një gjë të tillë, për t’i mësuar lojtarëve që të ishin gjithmonë të vëmendshëm dhe të përgatitur.