Një ngjarje aspak e bukur është regjistruar sot në ndeshjen mes Go Ahead Eagles dhe De Graafschap. Vendasit po humbisnin me rezultatin e thellë 4-0 ndaj rivalëve të tyre, ku vetëm në harkun kohor të 16 minutave shënuan 3 gola.

Diçka që ka irrituar jo pak të pranishmit në stadium, me grupin e huliganëve që më pas pushtuan fushën e lojës duke sulmuar lojtarët e ekipit mik.

Skena aspak të denja këto për një lojë futbolli, ku u desh menjëherë ndërhryja e Forcave të Sigurisë, që gjithashtu u konfrontua me tërbimin e huliganëve.

I menjëheshëm ishte edhe reagimi i Go Ahead Eagles që përmes një deklaratë për shtyp e distancoi veten nga ky episod i shëmtuar duke siguruar se do të nisë një hetim për personat e përfshirë në ngjarje, për të marrë edhe masat e duhura në bazë të ligjit.

Klubi holandez nënvizoi gjithashtu se i vjen keq për ngjarjen e ndodhur. /EDS/

https://youtu.be/X2cARti6_Pc