Vinicius Junior deri tani është përmendur si lojtari me më shumë shanse për të fituar “Topin e Artë”. Si fitues i Champions League duke qenë protagonist me Real Madridin, pritet që ai të renditet i pari në garë për trofeun individual.
Sidoqoftë, Fabrizio Romano raporton se situata është krejt ndryshe. Ekipi i menaxherëve dhe familja e sulmuesit nuk kanë këtë mendim.
Sipas gazetarit me famë botërore, Vinicius nuk e ka ndjesinë se do ta fitojë “Topin e Artë”, sepse nuk ka marrë një sinjal të qartë se do të jetë ai i përzgjedhuri nga votat.
Kjo, ndoshta, do të thotë se pikët maksimale i takojnë mesfushorit të Manchester City, Rodri, i cili këtë vit u shpall kampion Europe me Spanjën./telesport/