Lufta e mbijetesës duket se i ka dhënë drejtim gjërave, në fakt me 99 për qind është qartësuar gjithçka, por ndonjëherë fiton dhe ai 1 %.

Fitorja e Kamzës me Flamurtarin u mendua se shpëtoi skuadrën e trajnerit të Julian Ahmatajt, por në fakt situata nuk është aq e thjeshtë për skuadrën e Kamzës.

Teuta është e shpëtuar, pasi skuadra e trajnerit Gentian Begeja mund të tentonte dhe Kupat e Evropës në rast se do të kishte një fazë tjetër kampionati.

Nëse merremi me Teutën, por me Kamzën dhe Vllazninë. Nëse i hedh një sy të shpejtë rregullores do të kuptosh se Kamzës nuk i mjafton vetëm 1 pikë.

Rregullorja kur dy ekipe ndahen barazim me pikë:

Nëse dy ose më shumë ekipe kanë grumbulluar të njëjtën sasi pikësh,

renditja e tyre në tabelën e klasifikimit përcaktohet duke mbajtur në konsideratë kriteret si më poshtë:

a) pikët e grumbulluara në ndeshjet e zhvilluara midis ekipeve përkatëse;

b) diferenca e golave të shënuar dhe të pësuar në ndeshjet e zhvilluara midis ekipeve përkatëse;

c) diferenca e golave të shënuar dhe të pësuar gjatë Kampionatit Kombëtar të Futbollit, për Kategorinë Superiore, sezoni futbollistik 2017-2018;

d) numri më i madh i golave të shënuar gjatë Kampionatit Kombëtar të Futbollit, për Kategorinë Superiore, sezoni futbollistik 2017-2018;

e) me short.

Me pak fjalë, Vllaznia është e dënuar të fitojë 6 pikë në dy ndeshje dhe nëse dalin barazim me pikë me Kamzën mund të shpëtojnë.

Ku i dihet, mbase ndodh. Kamza do të luajë kundër Laçit, mendoni se Pashk Laska nuk do t♪7 impenjohet kundër Xhelal Mziut? Gaboheni rëndë, për shpirt i fut 5…

Ndeshjet direkte Kamza –Vllaznia këtë sezon, golaverazhi (5-5)

Vllaznia – Kamza 0-0
Kamza – Vllaznia 0-0
Vllaznia – Kamza 3-2
Kamza – Vllaznia 1-0

Kamza është më e favorizuar, pasi e ka -4 golaverazhin e këtij sezoni, ndërsa Vllaznia e ka -9.

Skuadra shkodrane duhet të fitojë dhe me diferencë golash në ndeshjet ndërmjet Kukësit dhe Skënderbeut.

Skuadra shkodran duhet të rikuperojë 5 gola, çmenduri me pak fjalë, por matematika i mban në lojë. /EDS