Rikthimi i Skënder Gegës në stolin e Partizanit i dha një tjetër peshë takimit me Laçin. Në stadiumin “Arena e Demave” ndeshja ishte mjaft e luftuar pasi të dy skuadrave u duhej vetëm fitorja. Partizani për të nisur një kurs të ri me trajnerin e njohur ndërsa Laçi për të mbajtur larg hijet e Kategorisë së Parë.

Heroi i ndeshjes ishte Eleke, i cili shënoi me fat pasi dërgoi topin në portë pasi ushtroi presion mbi portierin, i cili largoi keq topin. Falë këtij triumfi Partizani ndodhet në vendin e katërt me 7 pikë më tepër se Elbasani, që përballet nesër me Tiranën. Laçi mbetet në krizë me trajnerin Françesko Moriero. Aktualisht mban vendin e parafundit në renditjen e Superiores.

Skënderbeu mori një fitore të madhe duke mposhtur 4-1 Dinamo City. Heroi i kësaj sfide ishte Nasr (61′, 69′, 80′),  i cili realizoi tri herë ndërsa golin kryesor për vendasit e shënoi Nikaj, i cili ekzekutoi saktë një penallti të fituar nga Bismark.

Goli i vetëm për Dinamon u realizua nga Qardaku në minutën e 9-të. Pas kësaj fitore, korçarët i largohen vendit të 10-të dhe ngjiten në të 7-in me 33 pikë, ndërsa blutë mbeten në vendin e dytë.