Trajneri i njohur Skender Gega eshte rikthyer te flase per kampionatin shqiptar dhe konkretisht eshte ndalur edhe tek skema e Final 4, e cila eshte kontestuar jo pak ne ambjentin sportiv. Ai ne fakt ka nje mendim ndryshe nga te tjeret kur thote se perderisa e kane pranuar klubet, edhe ne duhet ta pranojme

“Final 4 ka dy anë të medaljes. Nga ana e presionit mendoj se kjo formulë u jep qetësi klubeve kur gabojnë disa ndeshje radhazi, pasi ato kanë mundësi rikuperimi. Edhe në lidhje me vendimet radikale për zëvendësimin e trajnerëve, pas disa rezultateve negative, mendoj se ndikon më pozitivisht.

Me formulën e vjetër rivali u shkëpuste në renditje e nëse ti gaboje disa ndeshje radhazi, ishte i pamundur rikuperimi. Ndërkohë që sezonin e shkuar, ekipet pretendente gabuan shumë por arritën Final 4.

Ana tjetër, të cilën mund ta konsiderojë si ana paradoksale, pasi një ekip i renditur në vendin e 4-ët mund të rrëmbejë kampionatin megjithëse skuadra e vendit të parë ka kryesuar gjithë vitin. Nuk është formulë e përkryer, por është përgjegjësi e klubeve. Skuadrat e kane pranuar, derisa e pranojnë ata edhe ne duhet ta pranojmë”- eshte shprehur ai.