Skënder Gega ishte i ftuar mbrëmjen e djeshme në studion e emisionit “Procesi Sporiv”. Trajneri i njohur shqiptar ka folur ndër të tjera edhe për Jasir Asanin, të cilin e ka pasur lojtar në kohën kur ishte në krye ta pankinës së Partizanit.
Gega është shprehur se në atë periudhë kishte zëra që e kritikonin për një “llastim” të mëngjarashit shkupjan. Por sipas tij Asani është një futbollist që nëse di si ta menaxhosh, atëherë jep edhe shpirtin në fushën e lojës.
“Kam qenë trajnerë. Më thonin që e llaston Jasirin (Asanin) shumë. Kishte zëra që thonin ‘pse e mban me të mirë’. Është shumë e vështirë t’i marrësh dikujt 100%-shin. Duke parë karakterin e tij jashtë futbollin, nëse di ta menaxhosh, atëherë ai jep shpirtin. Është një person që jeton me futbollin. Është shumë special në lojën e vetë.
Kam dëgjuar komente që ‘s’bëri gjë në 70 minuta’! Atij 3 minuta i duhen. Në momentin që nuk ka mundësi për të dribluar, e ka një zgjidhje. Pasin e fundit e ka të mrekullueshëm. Nëse i lë rast, e godet portën. Këto janë cilësi për të cilat çdo trajner mundohet ta fusë në rrugën e duhur. Por jo ‘llastim’.”, ka thënë Skënder Gega