Rubin Hebaj u afrua te Partizani në merkaton e verës duke u cilësuar si një nga lojtarët që do të mbante peshën e sulmit tek të kuqtë.
Shkodrani ende nuk ka arritur formën optimale dhe në organikën e trajnerit Skënder Gega, është Emanuel Mensah ai që ka fituar balotazhin për të qenë në fushë.
Dalëngadalë talenti shkodran po fiton minuta, megjithatë lënia e tij në stol duket se ka rënë në sy te ish-gjyqtari i Superiores, Bardh Maçi.
I ndodhur prej vitesh larg Shqipërisë, Maçi nuk e harron në asnjë moment vendin e tij dhe sigurisht skuadrën e zemrës, Vllazninë.
Për këtë ai fton Hebajn t’i bashkohet shkodranëve dhe “thumbon” drejtpërdrejtë Skënder Gegën për lënien e tij në stol. ” Hajde te Vllaznia mor Rubin Hebaj se nuk je lojtari stoli te Partizani ti”, shkruan Maçi në komentin e një foto të postuar nga sulmuesi shkodran./newsport/