Trajneri i Partizanit, Skender Gega e ka cilësuar humbje në derbi si të veçantë për mënyrën se si erdhi ajo përballë Tiranës.

“Është një humbje dhe në derbi ka impakt tjetër humbja dhe në sport gjithmonë pranohet, kështu është futbolli dhe në çdo sport. Kur kundërshtari bën më mirë duhet ta pranosh. Unë një gjë nuk pranoj, vlerësimin e derbit, ndoshta vjen nga eksperienca dhe në këtë aspekt jam i mërzitur dhe u munduam t’i injektojmë vlerën e impaktit që ka. Por ndeshja nxori probleme dhe arsyet ndoshta edhe në detaje më vonë mund t’i shoh. Por në mënyrën si erdhi ishte në derbi shumë i veçantë që dënohesh me tre momente. Një goditje dënimi që nuk e shoqëron, penalltia po ashtu. Në momentin më të mirë, duke marrë masat e fushën, u bë një gabim nga mbrojtësi ynë.

Asnjë nuk e do humbje në derbi, ka impakt tjetër dhe është shumë i ndjeshëm. Ne rrethohemi me njerëz që e shohin si diçka të veçantë, edhe po ashtu. Por ja që u munduam të arrinim e futnim të gjithë energjitë që kishim, edhe rezervat, por nuk arritëm të ishim agresivë e merrnim përsipër ne momentin që menduan nuk dënohemi, u ndëshkuam.

Frikë për vendin e katërt? Në Shqipëri mund të humbasësh jo gjithmonë nga… patjetër nuk është situatë e mirë. Kemi ndeshje direkte me rivalin që na ndjek, që po bën shumë mirë, sot ka fituar kundër ekipit kampion, Megjithatë nuk duhet të merremi me ata, ne nuk bëmë mirë. Të shohim nga dita e nesërme, kemi tre ndeshje, kemi mundësi të bëjmë mirë. Por kjo humbje ishte jo e mirë në këto momente.

Zëvendësimi i Mintongo? Menduam të kemi më shumë ekuilibra me Ismailin e Mintongon, duke e ndjekur javën që kaloi se bëri mirë. E kam parë para ndeshjes që është i tensionuar se është djalë shumë i ri, nuk po dilte, gjithmonë në vonesë dhe organizim. Pas 1-0 i kishim bërë planet që Kote do hynte shpejt në lojë, edhe Taipi ishte i veçuar e nuk mori përsipër. Me hyrjen e Kotes mendova, shpresova e sikur ndryshoi diçka. Binstukën edhe javën që kaloi e ndërrova shumë shpejt e mendova që është rehabilituar, por ka mungesë freskie, nuk është ai që pjesën më të madhe ka sakrifikuar, është e pamundur ta rikuperosh 100%. I hodhëm të gjithë, edhe Zekën e Eleke që shumë pak ka luajtur, por ku mendonim që kisha një shpresë, hanim goditje. I fola që nuk dua njeri që t’i bëjë gjyqin shokëve, i tillë është futbolli, të gjithë gabojnë. Më vjen keq që gabojnë në atë mënyrë.

Presioni ka qenë edhe para ndeshjes, e rëndoi pak anën tonë, por një lojtar që ka eksperiencë ose mendojmë që ka kualitet, mund të kërkojë vertikalizime. Unë mendoj që aty nuk morën përsipër, vërtetë kishim 2 mesfushorë që luajtëm 3-5-2, por duhet të bënim shumë më tepër, kërkonin zonat e krijonin hapësira, por nuk e bënë. Në momentn që menduam se kishim kohë, morëm goditjen e tretë. Pastaj aty nuk kishim forca për reagim se koha ishte e shkurtër. Ndodh, luajtëm, ndaj Rrogozhinës duke e mbivlerësuar, e luajtën më një mënyrë tjetër. E thashë para ndeshjes që nuk duhet të nënvlerësohet. Për 90 minuta mund të ndryshojë gjithçka. Jemi shumë larg me pikë, i paralajmërova. Nuk do të thotë që jam i shkëputur. Kanë ikur lojtarë cilësorë, shoh që kritikohet klubi. Unë mendoj se kanë bërë mirë që i kanë larguar se kështu janë klubet. Por më vjen çudi që asnjë nuk e ka shfrytëzuar këtë shans të artë për t’i zëvendësuar në maksimum në fushë. Ndoshta do pjekuri, karakter. Koha e shkurtër, kemi bërë 3 ndeshje për shtatë ditë. Unë jam trajner dhe nuk shoh atë që ka ndodhur më parë, por nuk e mendoja që në këtë ndeshje të ndëshkohem në këtë lloj mënyre.

Kur nuk funksionojnë gjërat… unë para ndeshjes e gjatë gjithë kohës mund të kesh 100 dilema në kokë, kur fillon loja thua nuk është si mendova ose ia dolëm. Baza ishte të luanim 4-2-3-1, me një ndryshim të vogël se Mintongo bëri mirë, por ndëshkimi e golat në atë lloj mënyre… Osmanllari ishte ai që hyri e zëvendësoi Bytyçin, por në pushim kishte tërheqje, E vetmja mënyrë është se kemi mungesa. Nuk është se i kem të gjithë në dispozicion, Me Osmanllarin, pavarësisht se ishim 2-0, kishin balanca, por mesfusha nuk mbështeti, lojtarët e sulmit nuk ishin të freskët. Gjithmonë me Bintsukën se e kam parë që është lojtar i sakrificës, por kur mbaron fizikisht nuk ka as sistem. Nuk  e interpretuam mirë, aksidentalisht pësuam dy golat ndaj shumë pak mbetet për të folur për sistemin”, tha Gega për RTSH pas ndeshjes.