Kukësi vijon përgatitjet për sezonin e ri. Klubi verilindor ka qënë mjaft aktive në merkato, si në atë hyrëse, po ashtu edhe në atë dalëse. I ftuar në ”Zona Gol”, trajneri Skënder Gega ka folur për shumë tema. Ai është i vetdijshëm për forcën e grupit që ka, ndaj pret një edicion futbollistik të madh.

”Absolutisht kam vlerësim për Kumbullën. Të luash për Romën në këtë moshë, ke thënë gjithcka. Përdërisa luan për Romën tregon që ka vlera. Nuk e njoh personalisht sepse është moshë e re. Kanë ndryshuar gjërat për shqiptarët. Duhet të ndihemi krenar.

Rifillimi? Jo nuk kam informacione se kur rifillon. Jemi me mendje e me sy nga lajmet. Kjo situatë është e vështirë. Ne jemi në një moment tjetër, përveç Koronës, është edhe bojkoti. Nuk po them që të anashkalohen kërkesat. Unë jam për zgjidhje me dashamirësi. Kanë ardhur lojtarë të rinj, e në këtë aspekt është diçka pozitive.

Bojkoti ka një arsye që është bërë. Koha dhe mënyra lë për të diskutuar. Sporti në përgjithësi ka probleme që nuk duhen anashkaluar. Unë besoj te insistimi i dy palëve për të vendosur gjërat njëherë e përgjithmonë. Politika nuk ka krijaur asnjë paketë. Nuk është problëemi të rifillimi, zgjidhaj duhet të jetë te komiteti i shoqërisë. Duhet që në shtet sporti të jetë më i sinqertë. Kam qënë prezent në disa marrëveshje që janë bërë.  

Unë kam ardhur për të punuar. Shqipëria është ndryshe nga rajoni dhe bota. Një shtet ku funksionojnë të gjitha institucionet, edhe FSHF është pjesë e shtetit. Bojkoti, mbase, nuk është në momentin e duhur. Imagjinoni që Presidentët e Klubeve, pse hedhën lekët kur nuk kanë mbështetje. Ka ardhru momenti kur dueht bërë hap përpara. Është shumë e lehtë të bisedojëm kur vijnë të huajët, vetëm ëpr futboll nuk ulen” – Pohon Gega./newsport/