Skender Gega nuk eshte me aktiv ne kampionatin shqiptar qe pas largimit nga drejtimi i ekipit te Kukesit, por vazhdon te jete prezent ne media me intervistat dhe prononcimet e tij.
Edhe gjate dites se sotme, ai ka dhene nje interviste per “Panorama Sport” ku kryesisht ka folur per Partizanin, skuadren me te cilen eshte shpallur edhe kampion si trajner, por njekohesisht eshte ndalur edhe tek ekipi i Vllaznise dhe ndeshja e fundit ndaj te kuqve.
“Vllaznia eshte nje skuader e bukur por mjaft emocionale. Gjithashtu mendoj se mungesat i kane ndikuar shume asaj ne ecurine e deritanishme. Kane ekip shume te mire dhe po ashtu edhe trajner shume te mire.
Vazhdimesia eshte gjithçka, prandaj klubi duhet te menaxhoje me qetesi situaten dhe te largoje presionin nga lojtaret e trajneri. Kampionati sapo ka nisur dhe ka shume rruge deri ne fund”- eshte shprehur Gega.
Ne fakt konstatimi i tij eshte i njejte me ate te te gjithe specialisteve. Te Vllaznia presioni eshte i madh dhe njekohesisht skuadra perfshihet shpejt nga emocionet. Gjera qe duhen rregulluar nese skuadra deshiron te marre rezultatet e duhura./SHKODRA-SPORT.COM/