Skënderbeu befason Dinamon në çerekfinalen e parë të Superkupës së Shqipërisë. Në sfidën e luajtur në “Elbasan Arena”, me blutë si skuadër pritëse, korçarët kanë arritur të triumfojnë me rezultatin 2-0.

Pas një pjese të parë pa gola, që foli më shumë për dinamovitët, formacioni i drejtuar nga Ernest Gjoka arriti të zhbllokojë sfidën në minutën e 51-të me anë të Bismark, i cili befasoi mbrojtjen dinamovite me depërtimin e tij e më pas mposhti portierin Teqja.

Një gol që e vuri në gjumë Dinamon, e cila lejoi dhe golin e dytë në favor të korçarëve. Në fakt ishte një autogol i shënuar nga Lorran në minutën e 56-të, që vulosi rezultatin 2-0.

Një fitore e merituar për korçarët, një mision i vështirë shfaqet përpara për Dinamon për ndeshjen e kthimit që do të luhet në Korçë.