Skënderbeu triumfoi minimalisht ndaj Partizanit, në ndeshjen e vlefshme për javën e shtatë në Superiore.

Një goli i shënuar nga Rashica me penallti në minutën e 82-të, i dha fitoren korçarëve, që i shkaktojnë kështu humbjen e parë Partizanit.

Sa i përket ndeshjes, të kuqtë e kryeqytetit kishin dy raste shumë të mirë para golit, me Mba dhe Da Silvën, por portieri Alia me dy pritje të shkëlqyera, mbajti portën e paprekur.

Me këtë fitore, Skënderbeu ngjitet në vendin e dytë me 12 pikë, 1 më pak se Egnatia kryesuese, ndërsa Partizani mban vendin e pestë me 8 pikë.