Paulo Estrela do të jetë lojtari i ri i Skënderbeut mëson ekskluzivisht “Panorama Sport”. 25-vjeçari portugez që aktivizohet në mesfushë bëhet kështu goditja e parë e korçarëve në merkaton e dimrit.

Nga viti 2009 deri në vitin 2019, Estrela luajti për moshat e Portos si dhe ekipin B. Mesfushori në këtë sezon ishte pjesë e Portimonense në ligën e dytë të futbollit portugez.

Dhe pse kishte kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2026, palët ndërprenë bashkëpunimin. Kështu do të zbarkojë në Korçë ku do e ketë eksperiencën e parë jashtë vendit të tij.

Estrela në karrierën e tij numëron paraqitje dhe për ekipet U-16. U-17 dhe U-18 të Portugalisë.