Skënderbeu është shumë aktiv edhe në këtë merkato vere dhe duket se ka dëshirë që të afrojë lojtarë në të gjitha pozicionet e mundshme. Drejtuesit kanë menduar edhe për portën, ku pas largimit të Herdis Alliut që ishte portier i dytë, ky vend ka mbetur vakant.
Megjithatë, Skënderbeu e ka gjetur tashmë zëvendësuesin e tij dhe bëhet fjalë për portierin shkodran, Kristian Rroku. Ai do të nisë një aventurë të re në Korçë me Skënderbeun, ku ka zhvilluar edhe stërvitjen e parë nën drejtimin e trajnerit Ivan Gvozdenoviç.
Kujtojmë që, Kristian Rroku është rritur në Greqi, ndërsa në Shqipëri ka qenë së fundmi pjesë e Kukësit. Në këtë mënyrë mbyllet edhe merkatoja për portën e Skënderbeut, teksa kujtojmë që Marco Alia është portieri i parë.
Më pas do të jetë afrimi i fundit, pikërisht ai i portierit shkodran, Kristian Rroku. Ky i fundit ka debutuar sezonin e kaluar në Superligën shqiptare dhe pse jo shpreson që në sezonin e ri të ketë edhe më shumë hapësira.
Maringlen ZHIVANI