Plas te Skënderbeu, ekipi nuk del në stërvitje si shenjë revolte për rrogat e pamarra. Në fakt, kishte prej ditësh që në klubin korçar “ziente”, por lojtarët prisnin reagimin e presidentit Ardjan Takaj dhe nuk kërkonin që të jepnin lajmin për ultimatumin që kishin vënë sa i përket rrogave.
Mirëpo, mesa duket durimi e ka një kufi dhe pak minuta më parë, “Panorama Sport” ka zbuluar ekskluzivisht se lojtarët i kanë komunikuar trajnerit Ilir Daja, se nuk duan të dalin në stërvitje, pasi klubi nuk i ka paguar.
Daja është munduar t’i qetësojë, por futbollistët kanë qenë të vendosur për të mos dalë në fushë.
Tashmë pritet reagimi i presidentit Takaj. Kriza financiare nuk ka përfshirë vetëm Skënderbeun, pasi shumica e klubeve rezulton të kenë problem me likuidimin e lojtarëve.