Skënderbeu dhe Dinamo kanë ndarë pikët në një ndeshje argëtuese mes tyre në Korçë, të mbyllur me shifrat 2-2 dhe ku gjithçka ishte në diskutim deri në sekondat e fundit.

Ndeshja mes dy skuadrave ka qenë e hapur, me raste të shumta në të dy portat dhe e luajtur me një ritëm të lartë, sidomos në pjesën e parë ku ishin miqtë të cilët shënuan të parët, por më pas u përmbysën nga vendasit.

Dinamo shënoi me Vilën barazimin pak minuta pas fillimit të pjesës së dytë dhe gjithçka mbeti e hapur deri në fund, me raste si në portën e Salit, ashtu edhe të Alias.

Por në fund të dy ekipet e desh të kënaqeshin me nga një pikë, që nuk ndryshon shumë situatën e tyre në klasifikimin e Superiores.

SKËNDERBEU-DINAMO 2-2
16′ Çuçka, 33′ Rashica / 14′ Mandela, 54′ Vila