Kategoria e Parë mbylli javën e 23-të me ndeshejt që u luajtën sot në orën 15:00. Skënderbeu dhe Dinamo bënë detyrën duke marrë fitore përballë Korabit dhe Besës dhe vazhdojnë garën e ngushtë për titullin.

Nga gara ka dalë Flamurtari që u ndal në barazim pa gola me Burrelin dhe shkon -4 dhe -5 nga Dinamo e Skënderbeu. Megjithate deri ne fund te kampionatit jane edhe tre ndeshje per t’u luajtur dhe gjithçka mund te ndodhe, por vlonjatet me shume mundesi mund te shohin vetem per ne play-off.

Fitore shumë të rëndësishme kanë marrë edhe Luzi me Turbinën teksa mposhtën në transfertë 0-1 Besëlidhjen dhe Orikun. Kavajasit futen në zonën Play-Off ndërsa Cërrikasit afrohen me zonën Play-Out. Pa gola u mbyll ndeshja Tomori – Apolonia.

SKËNDERBEU – KORABI 2-0 (Temitope 3′, 48′)

DINAMO-BESA 1-0 (P. Bardhi 37′)

BURRELI- FLAMURTARI 0-0