Skënderbeu dhe Elbasani nuk shkuan më shumë se barazimi 1-1 në duelin e vlefshëm për javën e parë të kampionatit.

Në këtë duel “ligjin” e bënë kapitenët Elvis Prençi dhe Bruno Lulaj, të cilët ishin dhe autorët e golave.

Korçarët gjetën të parët rrugën e rrjetës, në pjesën e parë, ndërkohë që miqtë e trajnerit Bordin, vendosën baraspeshën në minutën e 81 me kapitenin Bruno Lulaj.

Vlen të theksohet fakti se në pjesën e parë, ritmi i lojës ishte më i lartë, teksa në fragmentin e dytë ra disi. Në duelin e radhës, Skënderbeu do të luajë në transfertë ndaj Partizanit, ndërkohë që Elbasani pret Teutën.

FT: SKËNDERBEU – ELBASANI 1-1

Prençi 16′ / Lulaj 81′