Nje gol i sulmuesit shkodran Ardit Nikaj dhe nje tjeter i ish- sulmuesit te Vllaznise Kaina Nunes kane “vulosur” rezultatin e barabarte 1-1 ne mes Skenderbeut dhe Tiranes, ne ndeshjen e luajtur pasditen e sotme ne stadiumin e qytetit te Korçes.

Te dy golat jane shenuar ne pjesen e pare, por nderkohe nuk kane munguar edhe rastet e shumta te shenimit ne pjesen e dyte, megjithate nuk ka patur rrjeta te tjera te tundura duke bere qe te dy ekipet te ndajne nga nje pike.

Ne kete menyre pas javes se 12-te te kampionatit Tirana ngjitet ne kuoten e 18 pikeve dhe mban vendin e trete te renditjes, ndersa Skenderbeu tashme ka 14 pike dhe ndodhet ne vendin e katert te renditjes./SHKODRA-SPORT.COM/


SKENDERBEU- TIRANA 1-1

Nikaj ’28 (11-m)/ Kaina Nunes ’45+3

Skënderbeu (3-5-2): Alia; Ramos, Prençi, Dumfur; Frashëri, Rabiu, Peçani, Shaqe, Liço; Rashica, Nikaj. Trajner: Ivan Gvozdenovic
Tirana (3-4-3): Kozi; Najdovski, Meta, Hoxhallari; Haxhiu, Jonuzi, Hila; Lushkja; Hasani, Kaina. Trajner: Julian Ahmataj