Në sezonin e ardhshëm futbollistik ndoshta do të shohim një Superiore më të “vakët”. Skënderbeu sapo para pak ditësh ka mësuar se nuk do të jetë në Champions League, sepse CAS-i ka lënë në fuqi vendimin e UEFA-s.

Në të njëjtën kohë, Vllaznia në sezonin e ardhshëm nuk do te jetë më pjese e Superiores, sepse nuk ka mundur të sigurojë mbijetesën dhe në këtë rast do të luajë në Kategorinë e Parë për më shumë se 5 dekadash.

Ndërkohë klubet e tjera e kanë kuptuar shumë mirë këtë situatë dhe kërkojnë të përfitojnë sa më shumë. Vllaznia është kthyer në “market”, sepse shumë lojtarë janë larguar deri më tani.

Arlind Kalaja, Erion Vucaj, Eraldo Çinari dhe së fundmi “lakohet” emri i Denis Pjeshkës, që me shumë mundësi do të kalojë në Turqi.

Të gjithë lojtarët e larguar deri më tani janë marrë me shifra “qesharake”. Mjaftoj të kujtojmë që Çinari është larguar drejt Spanjës për vetëm 20 mijë euro te skuadra e Alaves.

Merkatoja sapo ka filluar dhe te Vllaznia ka ende lojktar që mund të “peshkohen” nga skuadra të ndryshme.

Në anën tjetër, Skënderbeu dje ka konfitmuar largimin e mesfushorit Sabien Lilaj, që pasi ka luajtur 6 sezone ne korçarët, ka vendosur të luajë në Azerbajxhan me skuadrën e Gabala-së.

“Ujqësit e Dëborës” ende nuk e dinë zyrtarisht fatin e tyre për në Europë, sepse përgjigja e CAS-it ishtë vetëm provizore, megjithatë këtu kemi të bëjmë më një situatë që askush nuk e di si do të shkojnë punët dhe lojtarët ndiejnë pasiguri të qendrojnë në skuadrën 8 herë kampionë në vend. /Newsport/