Mbrëmja e djeshme është shoqëruar nga shumë lëvizje tek të gjithë ekipet e futbollit, përfshi këtu edhe ato të Superligës shqiptare.
Mbyllja e merkatos ka bërë që secili të mendojë për përforcime. Një nga futbollistët më të kërkuar në këtë merkato është mesfushori i Vllaznisë Ardit Krymi.
Mbrëmjen e së premtes, Skënderbeu dhe Partizani kanë insistuar shumë për marrjen e këtij futbollisti. Telefoni i administratorit shkodran Suad Lici nuk ka pushuar asnjëherë.
Oferta nga më të ndryshmet për të marrë këtë lojtar por ai nuk është bindur nga asnjëra. Në fund të fundit, Krymi nuk ka qenë në shitje.
Ai konsiderohet një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës dhe për këtë arsye, është tentuar të mbahet me çdo kusht dhe shkodranët ia kanë dalë.
© shkodrasport.com