Deputeti i Partisë Socialiste, Erjon Braçe ka reaguar sërish, pas triumfit të Skënderbeut në Kupën e Shqipërisë.

Nëpërmjet një postimi në “Instagram”, Braçe i drejtohet Presidentit Ilir Meta që i dorzoi trofeun fituese, duke i thënë se e përdorën dhe se i dha një medaljet sistemit kriminal të futbollit.

JA POSTIMI I BRAÇES NË INSTAGRAM:

TE PERDOREN PRESIDENT,
TE PERDOREN!

Jane mjeshtra ne kete leme;
Lajne gjithnje produktin e Sistemi kriminal ne futboll,
me nje “te madh”! I nderuar President,

kete here ju perdoren ju!
Per te gjithe ne qe e ndjekim pasionin,

pa asnje diskutim qe kjo eshte e rende!

Po me pyesni c’eshte ky SISTEM?!
Po mundohem tua spjegoj;

Eshte ai qe ka krijuar presidenti i FSHF,
te cilin e egzekuton ky “sekretari” i tij-ne foto majtas,

e permes te cilit-SISTEMIT,
percaktohet para e gjate gares,

kush del kampion, kush fiton kupen e Republikes,
kush luan ne Evrope e kush bie nga Superliga.

Duhet te ishin gara te drejta e te ndershme,
te dyja-ajo e Superliges dhe ajo e Kupes;
Pa me te voglin diskutim qe Presidenti i Republikes mund ta nderonte dhe reklamonte nje gare te tille.

Por a e pate dje ndeshjen ne fund te se ciles ju dhate medaljet dhe kupen?

Ishte paravendosur dhe u vendos ne fushe nga arbitrat e SISTEMIT!!
Nje skandal i pare gjeresisht ne garat e ketij SISTEMI!!
Ishte fundi perfekt ku SISTEMI i dha mesazhin e qarte kujtdo:

FITON AI QE VENDOSIM NE,
ASKUSH TJETER VEC NESH!

Kurre gara sportive,
e drejte dhe e ndershme!
E pashe me kuriozitet ndeshjen jo prej cilesise,

as prej jush me thene te drejten,
por sepse doja te shihja se si do sillej SISTEMI ne pranine tuaj;
Ke do te zgjidhte, troc!

Zgjedhja e bere ishte rutina e SISTEMIT!
Ja thane qarte Lacit,

mberritur aty me merite sportive-eleminoi Kuksin:
MERITA SPORTIVE NUK VLEN,
KETU FITON AI QE DUAM NE!

Une e di,
kjo Republika jone shpesh eshte hem e padrejte,
hem e pandershme!

Por jo edhe ketu apo deri ketu;
Ju mund ti varni medaljen ne qafe kujtdo, edhe dy “doktoreve” qe UEFA i shquan si “doktoret e trukimeve”,

por ajo medalje nuk ua heq kete nam,
perkundrazi, juve u vendos ne nje siklet te madh!

TE GJITHE KETA JANE TALLUR ME JU PRESIDENT,
KEQ MADJE!
Njesoj sic tallen cdo jave me qindra mije shqiptare qe vijojne e ndjekin gjithnje e me pak futbollin, garen!

Nuk dhate nje medalje merite dje, President!
Dhate nje medalje per SISTEMIN!