Fitore suprize ajo e Skenderbeut arritur sot ne Ballsh nga Bylisit vendas, skuadres qe konsiderohej surpriza e kampionatit te deritanishem. Korçaret kane fituar 3-2 nderkohe qe ne Gjirokaster, Teuta nuk arrin serish te fitoje dhe barazon 0-0 ndaj Luftetarit vendas.

Bylis-Skënderbeu 2-3 (Murataj 75′, Goxhaj 79′ / Krasniqi 45′ p, Bregu 85′ p, Gripshi 87′)

Një ndeshje me emocione të jashtëzakonshme ishte ajo mes Bylisit dhe Skënderbeut që përfundoi në shifrat 2-3. Isli Hidi do të humbiste një mundësi të artë për të shënuar në minutat e para të takimit, duke e dërguar topin jashtë, pavarësisht se e dërgoi Koliçin në krahun tjetër.

Ndërkohë atë që nuk arriti të bënte dot portieri i Bylisit, ia doli Krasniqi në minutën e 41. Pjesa e dytë foli më shumë për Bylisin dhe goli i barazimit do të vinte nga Murataj. Për të ndezur edhe më shumë tifozët mendoi Goxhaj që me një gol me rrofeshatë, nisi edhe festën e madhe.

Por njëkohësisht këto do të ishin edhe minutat dramatike, pasi u akordua një penallti në favor të Skënderbeut pas një konktati të gabuar nga Ndreca në zonë. Bregu e dërgoi topin në rrjetë pavarësisht presionit që kishte në ekzekutimin e penalltisë. Ndërsa vetëm pak minuta më vonë, Gripshi arrin të shënojë dhe të thyejë Bylisin që kishte 10 ndeshje pa humbje.

Teuta duket se e ka një “sëmundje” që nuk po gjen kurrë shërim sa i përket golave të shënuar. Ekipi i Shkëmbit nuk ka arritur të tund rrjetën me Luftëtarin, duke mos marrë më shumë sesa një barazim pa gola.

Padyshim që mund të konsiderohet si një rezultat zhgënjyes duke parë objektivat që kanë durrsakët në këtë sezon. Por në mungesën e një sulmuesi të mirëfilltë edhe vetë Shkëmbi është i ndërgjegjshëm që më tepër nuk mund të arrihet. Ndërkohë bluzinjtë arrijnë të marrin pikë jetike në luftën e mbijetesës, megjithëse një fitore do të vlente më tepër.