Tjetër triumf i rëndësishëm për Teutën e Edi Martinit. Skuadra durrsake ka mposhtur Skënderbeun me rezultatin 2-0 golave të Emiljano Vilës dhe Karabecit, duke e nisur në mënyrën më të mirë të mundshme fazën e tretë.

Durrsakët e dominuan pjesën e parë, teksa gjetën golin në minutën e 32-të, me anë të mesfushorit Emiljano Vila, i cili shfrytëzoi asistin e Bregut. Në pjesën e dytë, Skënderbeu u përpoq të barazonte sfidën, por pa sukses.

Për të vulosur takimin, mendoi Erando Karabeci, me një eurogol nga goditja e dënimit në minutën e 94-t. Vlen të theksohet fakti se Skënderbeu e mbylli ndeshjen me 10 lojtarë pas daljes me karton të kuq të Bajramit në sekondat e fundit.

Me këtë fitore Teuta u ngjit përkohësisht në vendin e dytë me 33 pikë në 19 javë, ndërkohë Skënderbeu mbyll tabelën me 12 pikë.

Korçaret ne kete menyre pesojne nje tjeter humbje para ndeshjes qe do te luajne ne mesjave ndaj Vllaznise ne fushen e tyre dhe padyshim qe situata nuk flet aspak ne favorin e Skenderbeut.

FT: TEUTA-SKËNDERBEU 2-0

E. Vila 32′ , Karabeci 90+4′