Skenderbeu duket se eshte vertete “i dashuruar” me futbollistet shkodrane. Pasi kane mbetur i kenaqur me sulmuesin Ardit Nikaj, ditet e fundit drejtuesit korçare firmosen edhe me portierin Kristian Rroku, por jo vetem kaq.
Ne media behet e ditur se te Skenderbeu e kane marre shume seriozisht edhe transferimin e dy futbolliste te tjere shkodrane. Behet fjale per Serjan Repajn dhe Erald Maksutin, te cilet prej disa sezonesh po bejne mire tek skuadra e Apolonise se Fierit.
Mesohet se me mbrojtesin Serjan Repaj bisedimet kane avancuar dhe ne ditet ne vijim pritet edhe firma ne kontrate. Repaj eshte nje futbollist i dale nga Akademia Vllaznia i cili ka gjetur veten tek Apolonia ku ka treguar vlerat e tij.
Nderkohe Skenderbeu po studion me shume vemendje edhe situaten e sulmuesit Erald Maksuti i cili se fundi arriti të grumbullohet për herë të parë nga Kombëtarja U-21, ku gjeti edhe rrugën e rrjetës.
20-vjeçari shkodran është nën kontratë me Apoloninë, ku fierakët nuk heqin dorë nga lojtari pa një dëmshpërblim të konsiderueshëm financiar. Ky interesim ka vënë në lëvizje klubin fierak dhe nëse oferta do të jetë brenda pritshmërive të drejtuesve, atëherë mund të flitet për një largim me peshë nga radhët e Apolonisë, në prag të fillimit të sezonit të ri Erald Maksuti është një nga lojtarët më të mirë në Kategorinë e Parë në pozicionin e tij.
Sulmuesi, falë paraqitjeve me Apoloninë, kryesisht në sezonin e fundit, ka zgjuar interesin e Skënderbeut, që po mbledh sa më shumë talente në radhët e tij. Në sezonin e fundit, në 32 ndeshje me fanellën e Apolonisë, Maksuti shënoi 7 gola dhe me kalimin në Superiore i rrit kreditet për të pasur një karrierë më pozitive. Për momentin, burimet tregojnë se kontaktet janë konkrete dhe bisedimet mes palëve kanë nisur prej disa ditësh. Me Apoloninë, sulmuesi Erald Maksuti ka luajtur tre sezone radhazi dhe numëron në total 4314 minuta aktivizimi dhe 10 gola të shënuar.