Mario Rabiu zyrtarisht nuk është më lojtar i Skënderbeut. Këto të fundit kanë njoftuar për transferimin e tij në Kazakistan.
Rabiu është pjesë e Aktobes nga ky moment. Këto të fundit fituan Kupën e Kazakistanit në vitin 2024.
25-vjeçari nga Nigeria është afruar për të përforcuar mesfushën. Kujtojmë se Rabiu u transferua te Skënderbeu në verën e vitit 2023, duke lënë shenjën e tij për aq sa luajti.
Njoftimi i Skënderbeut:
“KF Skënderbeu ka arritur marrëveshjen me klubin nga Kazakistani FC Aktobe për transferimin e mesfushorit Mario Rabiu.
Klubi i Futbollit Skënderbeu falenderon Marion për kontributin e dhënë dhe i uron sa më shumë suksese në karierrën e tij”.