Skenderbeu luan te dielen ne Shkoder ndaj Vllaznise dhe sigurisht qe do te tentoje te marre pike, per t’u larguar nga pozicioni jo i mire qe ai ka aktualisht ne renditje.
Edhe ne ndeshjen e kaluar ndaj Teutes, por edhe kete rradhe, Skënderbeu në Shkodër përballë Vllaznisë pritet te jete i plote ne organiken e tij.
Korçarët, për fat të mirë, nuk kanë asnjë tjetër shqetësim veç problemeve afatgjata të Shalës dhe Dujardin. I gjithe kontigjenti tjeter i futbollisteve do te jete ne dispozicion te stafit teknik.
Kjo i jep mundësinë Ahmatajt që të ketë një grup të plotë në mënyrë që zgjedhjet të jenë të mirëmenduara, me aq organikë sa kanë korçarët këtë sezon, kur në shumë ndeshje e kanë pësuar nga mungesa e eksperiencës që kanë disa të rinj.