Kukësi nuk ka arritur ta mbyllë vitin në mënyrën më të mirë të mundshme. Verilindorët që kryesojnë kampionatin, janë ndalur në një barazim 1-1 ndaj Skënderbeut në ndeshjen e luajtur në “Elbasan Arena”, aty ku të besuarit e Duros kanë dominuar dhe kanë qenë më kërkues por pa mundur të shënojnë më shumë.

Në pjesën e parë ishte Dita ai që zhbllokoi rezultatin me kokë teksa Et’hemi shënoi një supergol në sekondat e fundit por goli u anulua për shkak të vërshëllimës që sinjalizoi fundin e lojës.

Ndërkohë, në të dytën Kukësi ka arritur të gjejë golin e barazimit dhe ishte Rroca autori i golit të shënuar. Gjërat u vështirësuan për Skënderbeun pasi doli me karton të kuq Asion Daja, teksa deri në fund rezultati mbeti i pandryshuar.

Kjo ishte java e fundit e këtij viti kalendarik. Verilindorët e nisin vitin me Luftëtarin, ndërkohë që Skënderbeu përballet me Partizanin. Këto takime, do të luhen në muajin janar./vipsport/

Kukësi – Skënderbeu 1-1
60′ Rroca / 32′ Dita