Skënderbeu ka siguruar një sulmues nga Italia për sezonin e ri. Bardhekuqtë kanë mundur të marrin në formë huazimi futbollistin 19-vjeçar në pronësi të Empolit Denis Zefi.

Futbollisti shqiptar ka luajtur dhe me ekipet e moshave të kombëtares sonë. Gjatë karrierës, ai është rritur tek Empoli, kurse sezonin e fundit luajti me Livornon në Serinë B, por klubi nuk ia doli të mbijetonte.

Me huazimin e Zefit, trajneri i Skënderbeut Ahmataj shpreson të forcojë repartin e sulmit pas largimit të Blerim Krasniqit dhe Dejvi Bregut.

Nderkohe vete lojtari do te mundohet te tregoje vlerat e tij me te mire tek skuadra korçare dhe pse jo, ta shfrytezoje ate si trampoline per te kaluar ne nje kampionat me te forte.