Skuadra korçare ka marrë një fitore shprese me aromë mbijetese në Shkodër, një takim ku janë shënuar dy gola nga Nasr dhe është pësuar një gol. Një fitore nga më të vështirat për vetë fushën dhe kundërshtarin, por korccarët kanë treguar se ndaj ekipeve të kreut japin maksimumin dhe arrijnë të marrin fitore.
Ka pasur shumë komente pas ndeshjes, ku natyrisht edhe tifozët kanë lënë komentet e tyre me urime për Skënderbeun. Tifozët kanë besuar dhe vazhdojnë të besojnë se ky ekip ja del edhe në këto kushte dhe tashmë shanset dhe mundësitë nuk janë vetëm në letër, por edhe praktikisht.
Në rrjetet sociale është edhe një koment i Drejtorit Sportiv të korçarëve, Ardi Gjançi, i cili ka thënë: “Respekt në këtë ndeshje vetëm për ekipin e Skënderbeut, futbollistët dhe stafin, detyrim nuk i kemi asnjëriu.”
Korçarët kanë dhënë maksimumin dhe dukshëm po shfaqet si një lojtar i rëndësishëm Nasr, i cili jo vetëm ka zëvendësuar Rashicën, por po jep edhe më shumë. Kjo është shenja e një besimi edhe më të madh për ekipin.