Skënderbeu ka mposhtur në transfertë Erzenin, në sfidën e parë të javës së gjashtë të Superiores

Në minutën e 22′ Liço kaloi ekipin e tij në avantazh falë një penalltie. Më pas Skënderbeu fitoi një tjetër penallti por shtylla iu mohoi golin. Penalltia u përsërit edhe njëherë por Hasanbelli mbrojti portën duke mos pësuar gol.

Sfida u vulos në të 70′ nga Shaqe i cili dyfishoi shifrat.

Teksa dukej që sfida do të mbyllej kështu Erzeni fiton një penallti dhe Kahrimanoviç e kthen në gol. Kështu sfida mbyllet me rezultatin 1-2 për Skënderbeun.