Dy afrime te Skënderbeu. Skuadra korçare mbylli një sezon shumë të mirë, teksa siguroi pjesëmarrjen në “Final 4”. Juglindorët duan të jenë edhe më të fortë sezonin e ardhshëm dhe po studiojnë alternativa të ndryshme për t’u përforcuar.
Presidenca i ka dhuruar dy lojtarë të rinj teknikut Ivan Gvozdenovic. Ata janë Chukunyere Emannuel dhe Akoama Gift.
Lojtarët nigerianë janë 19 dhe 20 vjeç. Dy afrimet e para të Skënderbeut pritet të zyrtarizohen gjatë javës së ardhshme.
Ndërkohë, drejtuesit e klubit korçar po punojnë për të siguruar të tjera përforcime.