Me 2 pike ne 3 ndeshje dhe i pozicionuar ne vendin e 11-te te renditjes, Skenderbeu po tregon se do ta kete te veshtire te rikthehet serish ne Superlige ne fund te ketij sezoni.

Pasditen e sotme ai eshte mundur ne minutat e fundit te ndeshjes nga Oriku me rezultatin 1-0 ne nje takim qe ka patur shume tension brenda, por ne fund kane qene vendasit ata qe i jane gezuar marrjes se tre pikeve.

Kjo perballje eshte luajtur ne stadiumin “Loni Papuçiu” te Fierit dhe ka patur raste te shumta shenimi, por goli i shumepritur do te vinte vetem ne minuten e 91-te i shenuar nga Pereira.

ORIKU 1-0 SKËNDERBEU

Pereira 90+1′

ORIKU: Muho, Xheferson, Deliaj, Tahiraga, Shema, Sinaj, Dalanaj, Barbosa, Llambi, Moqi, Çukuma.

Trajner: Arlind Rustemi,

SKËNDERBEU: Ruçi, Zguro, Rapa, Frashëri, Prençi, Alii, Pecani, Liço, Lika, Sumalia, Pusi.

Trajner: Erion Llapanji.