Klubi i Skënderbeut prej disa javësh ka filluar përgatitjen intensive për t’u mbrojtur në instancat më të larta të UEFA-s karshi një dënimi të mundshëm që pritet për çështjen e trukimit të ndeshjeve.
Por nga deklaratat për pafajësi dhe për keqdashje e pabazuar nga ndërkombëtarët, korçarët kanë ulur riutmin dhe sipas shtypit të shkruar, tashmë objektivi i klubit është të reduktojë sa më shumë të jetë e mundur dënimin e UEFA-s.
Sipas “Panorama Sport”, presidenti i Skënderbeut, Ardjan Takaj, ka qenë në Zvicër për të diskutuar opsionet që ka para klubi i tij me studion ligjore që ka punësuar për këtë çështje.
Shkrimi në fjalë tregon se garancia më e madhe që i jep studioja është tre vite pezullim, që me sa duket cilësohet si një sukses i madh duke llogaritur se pritet që fillimisht Skënderbeu të dënohet me 10 vite pezullim.
Po sipas të njëjtave burime, në Korçë një dënim i tillë do të cilësohej lehtësim, edhe pse në fakt në aspektin sportiv do të ishte një humbje e rëndë dhe se do të binte plotësisht ndesh me atë që kanë pretenduar deri tani në klubin që shkoi historinë në këtë sezon në Europë. /vipsport/