Henrik Nerguti është përforcimi i radhës në merkato për Skënderbeun. 21-vjeçari, i cili numëron 2 ndeshje me Kombëtaren Shpresa dhe 8 me 19-vjeçarët kuqezinj, ka mbyllur aventurën në futbollin slloven, ku ishte pjesë e Murës, duke dalë në stërvitje me skuadrën korçare.

Nerguti është një produkt i akademisë së Internacional Tiranës, teksa prej vitit 2021 ka qenë pjesë e futbollit slloven.

Së fundmi ai ishte pjesë e skuadrës së Beltinçit ku luajti në formë huazimi nga Mura. Me afrimin e 21-vjeçarit mesfusha e korçarëve duket e kompletuar.