Vazhdon eksodi nga radhët e Skënderbeut pas vendimit të KAS për të mos lejuar klubin korçar të luajë në Europë në këtë edicion.

Thuajse të gjithë emrat e njohur kanë filluar t’;i japin pak nga pak lamtumirën skuadrës korçare, e cila po shpërbëhet disa-ditës dhe rrezikon që nga viti historik i Europës, të përfundojë brenda vitit në skuadër që lufton për mbijetesë.

I fundit në listën e atyre që kanë deklaruar zyrtarisht divorcin nga korçarët është mbrojtësi Gledi Mici.

Ky i fundit, i ftuar në “Top Channel”, ka deklaruar se nuk është më pjesë e klubit korçar dhe tani pret oferta për të vazhduar karrierën e tij.

“Po, nuk jam më futbollist i Skënderbeut. Nuk kam kontratë me ta. Tani jam në pritje të ofertave.

Pres oferta nga jashtë”, deklaroi mbrojtësi i cili shpesh është përfolur si një element i cili pritej të bënte hapin cilësor nga Skënderbeut drejt një skuadre të njohur jashtë Shqipërisë.

Tani, që nuk ka një kontratë me korçarët dhe është i lirë të bëjë lëvizjen drejt një kampionati të huaj, do të shihet nëse mund ta realizojë atë. /vipsport/