Nëse ekipet shqiptare kanë një shembull për të ndjekur, ky padyshim që është Skënderbeu. Një skuadër që u ndërtuar nga hiçi shtatë vite më parë, madje “duke marrë një dorë” edhe nga Vllaznia që e ndihmoi të qëndronte në Superligë dhe sot, me milionat që po fiton, jo vetëm ka siguruar financat e veta aktuale por po mendon edhe për të ardhmen. Skënderbeu fitoi ndeshjen e xhiros së pestë në Grupin B të Europa League, duke mundur Dinamon e Kievit në stadiumin “Elbasan Arena” të enjten në mbrëmje. Fitorja ndaj skuadrës ukrainase ishte me shumë vlerë për ekipin e trajnerit Ilir Daja, pasi mban lart moralin e ekipit por njëkohësisht vërteton se Skënderbeu nuk është rastësisht deri këtu.
Por veç moralit dhe 360 mijë eurove që UEFA jep në rast fitoreje të një ndeshje, Skënderbeu humb mundësinë për të kaluar grupin, ndonëse ka ende dhe një ndeshje për të luajtur.Ekipi i trajnerit Daja e ka të pamundur për të kaluar Grupin B të Europa League për shkak të ndeshjeve direkte me Partizanin e Beogradit, që aktualisht mban vendin e dytë në grup me 8 pikë, 3 më shumë se Skëndërbeu.
Ekipi korçar do të luajë ndeshjen e fundit në grup ndaj skaudrës së Yang Boys, që në rast fitoreje i çon korçarët në 8 pikë, aq sa aktualisht ka Partizani i Beogradit. Dhe skuadra serbe do të luajë ndeshjen e fundit ndaj Dinamos së Kievit, që në rast humbjeje do të mbetet në kuotën e 8 pikëve, por gjithësesi kjo nuk ndryshon gjë pasi Partizani Beogradit ka marrë rezultat më të mirë se Skënderbeu në përballjet direkteNë Elbasan serbët barazuan me Skëndërbeun ndërsa në Beograd fituan me rezultatin 2-0. Pra edhe nëse gjërat shkojnë sipas këtij skenari, Skënderbeu humb përfundimisht shancin për t`u kualifikuar. Gjithësesi ekipi i presidentit Ardjan Takaj ka fituar miliona nga kalimi i katër tureve në grupet e Europa League dhe ndeshjet e fazës në grupe.
Kualifikimi në grupe i dha automatikisht ekipit të Skënderbeut 3.2 milion euro, ndërsa me dy barazimet dhe një fitore deri tani në Grupin B, Skëndërbeu ka arkëtuar rreth 600 mijë euro. Duke marrë parasysh dhe vlerën e shitjes së të drejtës televizive dhe biletave, shifra e arkëtuar nga klubi korçar këtë sezon në Europa League, mund të kalojë shifrën e më shumë se 4 milion eurove.
© shkodrasport.com