Mbyllet sfida në Gjirokastër mes Luftë tarit dhe Skënderbeut me fitoren e skuadrës korçare në të 77-tën minutë, falë golit të sulmuesit të saj kryesor Krasniqi. Një fitore që mban në garë skuadrën e trajnerit Ilir Daja për një vend në Kupat e Europës.
Me mungesa në sfidën e sotme. Por korçarët treguan seriozitet dhe vlerësim për ndeshjen, ndonë se humbën disa raste të pastra shënimi gjatë gjithë sfidës.
Mensah, Bregu dhe Krasniqi patën disa shanse të kryesonin ndeshjen, por goli nuk erdhi për ta. Krasniqi tundi rrjetën në minutën e 23-ë, por gjyqtari e anuloi pasi sulmuesi shkaktoi faull para se të godiste topin duke shtyrë kundërshtarin me duar.
Luftëtari-Skënderbeu 0-1
Golat: /Krasniqi 77′
LUFTËTARI: Shala, Dragoshi, Duka, Isufi (F.Lala 43′) , Malaj, Hyseni, Puci, Alinani, Lika, Mehmetllari, Çelaj. Trajner: Neritan Novi.
SKËNDERBEU: Koliçi, Pollozhani, Dita, Jashanica, Pëllumbi, Gripshi, Taipi, Mara, Bregu, Krasniqi, Mensah. Trajner: Ilir Daja.