Largimi i mesfushorit Muro Rosa ka lënë hapësira në organikën e Skënderbeut. Korçarët janë në kërkim të emrave të rinj dhe të talentuar, duke pikasur sërish në Shkodër.

Bëhet fjalë për Gledjan Pusin, 19 vjeçarin e mbrojtjes që ka bërë mirë me të rinjtë e shkodranëve. Ky lajm ne fakt eshte publikuar edhe para pak diteve nga “Shkodra Sport” dhe tashme konfirmohet edhe nga vete korçaret.

Një kontratë te Vllaznia po mungon, andaj firma në Korçë duket më shumë se e mundur. 19 vjeçari pritet të veprojë si Ardit Nikaj, që në mungesë të marrëveshjes me Vllazninë, kaloi te Skënderbeu.

Nuk behet e ditur nese Pusi ka firmosur apo jo, por me shume te ngjare firma tashme eshte thjesht nje formalite. Tanimë veç sigurisë në mbrojtje, Memelli duhet të gjejë alternative edhe në mesin e fushës.