Skënderbeu ka mposhtur Kukësin me rezultatin 1-0 në kryendeshjen e javës së 7-të të Kategorisë Superiore.

Goli i Gripshit në minutën e 16-të riktheu te fitorja skuadrën e Orges Shehit, që e shikon veten në vendin e dytë në kuotën e 14 pikëve. Një takim i dominuar nga korçarët, ndaj një Kukësi të pafuqishëm.

Në pjesën e parë, korçarët goditën traversën me Oto Xhon, ndërkohë që Muzaka humbi një 11-metërsh.

Në të dytën bardhekuqtë arritën ta menaxhonin mjaft mirë avantazhin, duke mos i dhënë asnjë mundësi skuadrës së Cungut që të largohej me pikë nga Korça.

Rastet per Kukesin nuk kane munguar por nuk u konkretizuan dot dhe kesisoj i gjithe takimi eshte mbyllur me fitoren e vendasve.

Skënderbeu-Kukësi 1-0

Gripshi 17′