Skënderbeu u mposht në shtëpi nga Egnatia me rezultatin 0-1. Sfida e vlefshme për javën e 30-të ishte mjaft e luftuar, por në fund pa si fitues rrogozhinasit që vazhdojnë rrugën drejt mbijetesës.

Ndërsa për korçarët duket çështje e mbyllur pasi mbajnë vendin e fundit, 13 pikë larg Egnatias. Jo vetëm tifozët po e përjetojnë shumë këtë situatë, por dhe kapiteni i ekipit Vangjel Zguro.

Ai është parë në lot në fund të takimit me Egnatian duke mos e lënë fushën e lojës si shokët e tjerë të ekipit. Më pas u drejtua te tifozët në shenjë pendese duke kërkuar falje. Zguro njihet si një ndër lojtarët më luftarak të ekipit.

Kujtojme qe javen e ardhshme Skenderbeu do te udhetoje drejt Shkodres per te luajtur ndeshjen e rradhes ndaj Vllaznise. Kjo e fundit ka jave qe nuk fiton dhe si rrjedhoje ka shansin me te mire per ta marre ate ndaj korçareve ne kete moment shume te keq te tyre.