Nga Endri ÇINARI

Vllaznia do jetë mysafire në Korçë ditën e shtunë në kuadër të javës së 9-të të Superiores. Raund që do mbyllë fazën e parë të këtij kampionati. Por historia mes dy skuadrave është goxha e pasur ndër vite edhe me lojtarë që kanë luajtur dhe kontribuar për të dy ekipet. Mund të ndërtosh më shumë se 1 formacion me lojtarët që kanë luajtur si me Skënderbeun ashtu edhe Vllazninë.

Duke nisur që nga porta, ku një ndër më të mirët në 2 dekadat e fundit në Superiore, Orges Shehi ka luajtur me të dy ekipet. Mbrojtjen e përbëjnë emra të njohur në Superligë si: Tefik Osmani, Endri Vrapi apo edhe Ervis Kraja dhe Dajan Shehi. Të cilët kanë luajtur me mjaft sukses me të dy ekipet.

Në mesfushë po ashtu ka emra të njohur në futbollin tonë si: Nureedin Orelesi, Paulin Dhëmbi dhe Enkel Alikaj. Të cilëve ndër vite mund to shtohen edhe Gilman Lika apo Erjon Vucaj të cilët kanë kontribuar për Skënderbeun vetëm në kupat europiane.

Në sulm patjetër që ka vend për një ndër emray e shquar të golit si: Hamdi Salihi. Bomberi shkodran ka kontribuar në dhjetëra gola për të dy skuadrat. Po ashtu në sulm janë edhe Andi Ribaj dhe Liridon Latifi që kanë mbajtur veshur fanellën e të dy ekipeve në karrierën e tyre. Po ashtu edhe Ardit Hoxhaj dhe Belajdi Pusi kanë luajtur me të dy skuadrat në vitet e fundit në Superiore.