Ndeshja e fundit e kampionatit që do të zhvillohet sot në Korçë do të shoqërohet edhe me festën e Skënderbeut që shpallet kampion.

Nga ana tjetër, është një takim në të cilin Vllaznisë i duhet patjetër të synojë fitoren për të pritur pastaj edhe ndonjë rezultat pozitiv nga Tirana në favor të Partizanit, për të siguruar mbijetesën.

Federata Shqiptare e Futbollit ka përzgjedhur arbitrin vlonjat Klajdi Kola për ta arbitruar këtë ndeshje që do të nisë në orën 17.00.

Asistentë të tij do të jetë tiranasi Ermal Barushi dhe fieraku Ilir Tartari ndërsa arbitër i katërt fieraku tjetër Emirjon Sino.

Sakaq vëzhgues do të jetë Fiqiri Haxhiaj nga Tirana dhe delegat i FSHF-së do të jetë shefi i Sektorit të Garave Lysien Nurishmi.
© shkodrasport.com