Elbasani është kthyer nga një skuadër me peshë të madhe në futbollin shqiptar, në një ekip që prodhon çudirat të tipit dy skuadra për të njëjtën emblemë.

Nëse mund ta quajmë kështu, teksa Bashkia krijoi ekipin paralel që të varej tërësisht prej saj.

Mbi këtë situatë të vështirë që po kalon skuadra që dikur luante, Skerdi Bejzade ka bërë një reagim në rrjetet sociale.

Tashmë kuptohet edhe i gjithë problemi i Elbasanit me dëshirën e Bashkisë për të dalë në radhën e parë, ndërsa Bejzade vlerëson kontributin e dhënë nga presidenti Arben Laze. /Sport Ekspres/

Pershendetje te gjitheve!
Mbase s’duhet te shkruaja fare per kete teme, por gjate kesaj kohe, si ish futbollist I Elbasanit me vin ne mendje shume mendime. Koha kur skuadra dhe qyteti i dhan tonin kampionatit tone, ka kaluar, por mendimet mbeten ende te fresketa tek te gjithe ne.

Skuadra e Elbasanit pati nje ringritje te dukshme me presidentin Arben Laze, nje njeri qe sakrifikoj gjithcka per kete skuader, per qytetin, per tifozat dhe solli ate titull kampion te shume pritur per tifozat e mrekullueshem verdheblu.

Bashkia ndervite ka “dhene” nje kontribut “zero” per skuadren dhe tashme qe ekipe ka vite qe lengon, u kujtua, por ne “pozicion jashte loje”.

E them jasht-loje sepse kane anashkuar emblem e Elbasanit, logon, traditen dhe historin e ketij qyteti dhe ekipi me emer ne futbollin shqiptar. A nuk do te ishte me e hijshme qe skuadra te ishte e njejta dhe te njejtin president qe s’mund te anashkolohet ne kete menyre! Sepse ky njeri ka contribute te paharrueshme dhe s’mund te mohohen.

Por me sa duket ka qene e qarte, pse ky institucion hezitonte ndervite te perkrahte ekipin duke e lene ne meshire te fatit. Ata kane dashur te jene vete te paret. Por mund ta kishin thene kete gje, dhe jam I bindur se Arben Laze per dashurin qe ka ndaj skuadres, do te hapte rruge, ashtu sic hapi edhe kur u shfaq firma fantazem “Manchester Group” e cila ne internet figuron si firme tepsish dhe tiganesh per gatim!

Ka qene po Bashkia qe ka pergjegjesi per shitjen e aksioneve ndaj nje kompanie anonime, e cila tashme eshte zhdukur pa gjurme. Por edhe asokohe Arben Laze, nuk tha “JO” por menjehere bashkepunoi per shitjen e aksioneve. Cka do te thot se problem s’ka qene Beni, por Bashkia me rrumpalen e saj qe bene gjithmon kur nderhyn ne boten e futbollit.

Ekipi nuk ka nevoj per percarje, por per bashkim. Por nuk e mendojne keshtu qeveritaret. Edhe tifozat qe gezojne, duhet te shofin shembut e skuadreve te tjera qe drejtohen nga bashkite, qe gjithmon kane deshtuar. Do ti beja thirrje kryebashkiakut Llatja qe te bashkohet me presidentin Laze per te miren e futbollit elbasanas.

Me falni, e thash edhe me larte, se nuk duhet te shkruaja mbase per kete teme, por kujtimet e mia me ate feste madheshtore ne 13 Maj 2006 ne ate “Ruzhdi Bizhuta” te tejmbushur, apo rruget e qytetit qe u ngjyrosen verdheblu, jane me te forta se llogjika ime!
Arusha Verdh e Blu