Ka qene pjese e disa prej ekipeve te Superliges shqiptare si Partizani, Dinamo, Elbasani e Vllaznia dhe kuptohet qe gjate karrieres se tij ka lene nje pershtypje te mire per menyren e lojes, golat qe ka shenuar, por edhe per pamjen e jashtme teksa te gjithe e therrisnin “Arusha”, ndoshta per shkak te flokeve te gjata qe mbante.
E kemi fjalen per ish- sulmuesin Skerdi Bejzade i cili nderkohe bashke me familjen e tij prej disa vitesh eshte duke jetuar ne Gjermani, aty ku po punon si trajner moshash tek Arminia Hanover.
Bejzade ka folur sot per “Panorama Sport” per derbin por edhe per shume gjera te tjera. I pyetur se cili eshte futbollisti aktual qe i ngjason atij per nga menyra e te luajturit, ai ka evidentuar nje shkodran.
“Mendoj se Hebaj është ai që më ngjason”- ka thene ish- sulmuesi i te kuqve dhe i disa skuadrave te tjera. Interesant eshte fakt se tre nga kater skuadrat me te cilat ai ka luajtur gjate karriees se tij ndodhen nje kategori me poshte dhe Bejzade shpreh keqardhjen per kete gje duke thene:
“Për fat të keq, Dinamo, Vllaznia dhe Elbasani janë një kategori më poshtë. Nuk mund të jetë e njëjtë Superiorja pa këto skuadra. Por, do rikthehen aty ku duhet, sepse janë ekipe të traditës”.