Shtypi skocez ka në vëmendje ndeshjen e sotme me Shqipërinë, që luhet në stadiumin “Loro Boriçi”. Duke i bërë një analizë skuadrës kuqezi, “The Herald” është marrë me pjesëtarët e formacionit të Shqipërisë dhe është fokusuar te portieri Tomas Strakosha.

Përveç evidentimit të vlerave të portierit të Lacios, në artikull shkruhet edhe për pikat e dobët të portierit shqiptar, që në ndeshjen parë pësoi dy gola.

Sipas skocezëve, Strakosha ka pikë të dobët rivëniet fundore, përveç daljeve në goditjet standarde, ndaj dhe kombëtarja e trajnerit Meklish pritet ta godasë në këtë pikë./Vipsport/