Sikur te mos mjaftonte goli i pesuar ne minuten e 11-te, Shqiperia ndeshkohet nga nje tjeter gabim i lojtareve te saj. Kapiteni Mavraj ndeshkohet me karton te kuq duke e lene skuadren tone me 10 futbolliste.
14 minuta i jane dashur Skocise qe te kaloje ne avantazh. Ka qene numri 11 i saj Fraser ai qe ka derguar topin ne kendin e poshtem te majte te Berishes.
Ne 5 minutat e para te ndeshjes eshte Skocia qe kontrollon me shume topin dhe madje sheh edhe drejt portes se Berishes. Megjithate pa ndonje rrezikshmeri te madhe.
Nga ana tjeter, kombetarja jone duket se pas ketyre momenteve jo te mira, e merr veten dhe fillon te shohe perpara me daljet ne krahe te Grezdes dhe Uzunit. Ky i fundit ne minuten e 11-te ka nje mundesi te mire per ta shtyre topin ne rrjete
Shqipëria: Berisha, Veseli, Gjimshiti, Mavraj, Binaku, Memushaj, Kaçe, Xhaka, Uzuni, Grezda, Manaj Trajner: K. Panuçi
Skocia: MekGregor, Paterson, MekKena, Bates, Robertson, K. MekGregor, Armstrong, Forrest, Kristi, Frejzër, Fletçer
Trajner: A. MekLish