Shqipëria bëhet gati të luajë ndeshjen e fundit në Ligën e Kombeve ndaj Skocisë me objektiv fitoren. Kjo gjë do të bënte të mundur edhe shmangien e dështimit, sipas presidentit Duka në deklaratën për mediat përpara disa ditësh.

Për këtë takim, bie në sy prania e më shumë se 20-00 skocezëve, por në Shkodër do të jetë edhe një tifoz special i Kombëtares: Xhani De Biazi. Italiani që ka pasur fat në “Loro Boriçi”, mund të jetë fatsjellësi i kuqezinjve për këtë takim.

Edhe në ndeshjen ndaj Izraelit në “Elbasan Arena”, ish-trajneri i Kombëtares rezultoi fatsjellës, tekza kuqezinjtë arritën të fitonin me rezultatin minimal 1-0.