Skocia nuk është vendi i duhur për Eros Grezdën dhe një gjë e tillë mund të thuhet se ishte bërë e ditur që më herët. Vetë futbollisti shqiptar u shpreh se nuk po arrinte dot të përshtatej me kushte klimaterike të këtij vendi, por shumë probleme të tjera më të rëndësishme pasuan për të.
Grezda nuk po arrin të gjejë më hapësirën në fushën e lojës, madje shpeshherë trajneri Gerrad zgjedh që sulmuesi të mos jetë as në pankinë. Mendohej si lëvizja e karrierës për këtë futbollist, por rezultoi si një dështim.
Largimi në merkaton e verës është thuajse i sigurt, ndërsa të këqijat në këtë vend për shqiptarin nuk kanë të ndalur. Së fundmi gjakovari është dënuar nga gjykata në Skoci, për “huqet e shqiptarëve”.
Grezda nuk i është bindur rregullave të qarkullimit, pasi ka kaluar semaforin me dritë të kuqe, duke iu hequr patenta për 6 muaj. Pas kësaj, i duhet të paguaj edhe 350 paundë gjobë për këtë shkelje të kryer. /Shqiperia.ch/